Sulmohet një infermier, reagon Spitali i Pejës

Një infermier është sulmuar sot në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës. Kjo u bë e ditur nga spitali në një postim në Facebook.

“Sot ne vendin e tij të punës është sulmuar Infermieri në Emergjencën e Institucioneit tonë. Spitali i Përgjithshëm në Pejë shpreh indinjatën e të gjithë të punësuarve lidhur me këtë akt i cili ka krijuar neveri dhe shqetësim për të gjithë punonjësit shëndetësor”, thuet në njoftim.

Ky spital kërkon edhe mbështetjen e qytetarëve në raste të tilla.

”Në kohën e fluksit të madh të pacientëve, kur NE me riorganizim e vetmohim po kryejmë shërbimet ndaj pacientëve, presim përkrahjen dhe mbështetjen e qytetarëve e asesi mosmirënjohe e sulmet fizike.
Spitali i Përgjithshëm në Pejë kërkon mbështetjen e gjithë qytetarëve dhe sidomos organeve të sigurisë që rastet e tilla të mos na përseriten”, thuhet ndër tjera në reagimin e spitalit./21Media

Back to top button