Sulmohet seksualisht një grua në Podujevë

Një grua ka raportuar se është sulmuar seksualisht nga një burrë më 8 dhjetor rreth orës 18:00 në Podujevë.
Policia në raportin 24 orësh njofton se i dyshuari është intervistuar por nuk ka pranuar që është takuar me viktimën në intervalin kohor të pretenduar nga viktima.
“Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili ka rekomanduar që rasti të procedohet në procedurë të rregullt.”, thuhet në njoftimin e policisë./21Media
Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?