Sveçla në veri, homazhe në vendin ku u vra Enver Zymberi

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka vendosur buqetë me lule në vendin është vrarë polici Enver Zymberi, në rrugën nacionale që lidhë Mitrovicën me Zubin Potokun, në afërsi të fshatit Zubç.
Sveçla ka thënë se Zymberi është vrarë nga strukturat kriminale të drejtuara nga Serbia.
“Historia e shtetndërtimit tonë mbanë emrin e Enver Zymberit, si dëshmor në përpjekjet për shtrirjen e sovranitetit dhe integritetit territorial të vendit tonë. Të gjithë ne, Policia e Kosovës dhe kolegët e tij bartin kujtime e krenari për Enverin duke rikujtuar po ashtu të gjithë ne thirrjen për drejtësi për vrasjen e tij. Gjeneratat e Policisë kanë shembullin më të mirë të një zyrtari policor, që nuk hoqi dorë nga betimi i tij si polic deri në momentet e fundit të jetës së tij. Lavdi Enver Zymberit dhe gjithë zyrtarëve policorë të rënë në krye të detyrës!”, ka thënë Sveçla./21Media

Back to top button