Sveçla: Suksesi i ditës së diel është falë punës së kolegëve të Enver Zymberit

Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës Xhelal Sveçla, ka folur për organizimin e serbëve të Kosovës, për të votuar në Serbi.
Sveçla ka thënë se gjatë ditës së diel është punuar me kapacitete të shtuara policore në të gjitha komunat dhe pikat kufitare për të mos krijuar pritje të gjata.
Ai tutje ka shtuar se suksesi i ditës së diel është në masën më të madhe falë punës së policëve kolegë të Enver Zymberit, i vrarë 11 vjet më parë gjatë një aksioni të Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës për t’i vendosur nën kontroll pikat kufitare në veri, Jarinjë dhe Bërnjak.
“Suksesi i ditës së sotme është në masën më të madhe falë punës së policëve, kolegëve të Enver Zymberit i cili po që se nuk do të vritej në përpjekjet për shtrirje të sovranitetit e integritetit territorial, do të festonte ditëlindjen e tij. Profesionalizmi i gjithë zyrtarëve policor sot, është urimi më i mirë që do të mund ta merrte ai”, ka shkruar Sveçla ndër tjera në Facebook./21Media

Back to top button