Tahiri-Qeverisë: Për interesa të kujt po punoni? Votojeni TRUST-in!

Çështja e Trusti është ngritur përsëri si temë diskutimi.
Shefi i grupit parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, i ka bërë thirrje pozitës që ta plotësojnë këtë kërkesë të qytetarëve.
Madje, Tahiri i ka pyetur se për kë po punon kjo Qeveri, pasi që 51 përqind e popullit e kanë votuar për përmirësim të jetesës së tyre dhe jo që ta bëjë të kundërtën.
“Për interesa të kujt po punoni? Votojeni TRUSTIN! Mjetet e Trustit janë para së gjjthash mjete të qytetarëve. Qeveria ka më shumë rol kujdestarues për to. Mohimi i qasjes dhe shfrytëzimit të një përqindje nga vet kontributdhënësit, është qasje nënshtruese në emêr të barazisë dhe sigurisë sociale. Kjo qeveri as pas dy vitesh nuk po arrinë ta kuptoj se e vetmja rrugëdalje nga varfëria është zhvillimi ekonomik dhe njerëzor. Për interesa të kujt po punoni? Pse mos të lihet një periudhë 1 mujore për ata që duan ta tërheqin një pjesë të kontributit të tyre. Do ta kuptonit që 99% e qytetarëve do ta shfrytëzonte atë mundësi. Por ju e keni ndarë mendjen, dhe po ushtroni një dhunë të dyfishtë mbi njerëz. Po mohoni mjetet si dhe po dhunoni vullnetin e lirë. Krejt kjo në emër të asaj se ju po shihni dhe po dini se çfarë na pret pas 10, 15, 20 viteve, përderisa as sot e kësaj dite, nuk jeni të aftë ta definoni as vlerën e një koeficenti të pagës. 51% – shi i para dy viteve po shkelë vullnetin e 99% të qytetarëve!”, ka shkruar Tahiri në Facebook./21Media

Back to top button