Të enjten seancë e re parlamentare

 
Kryesia e Kuvendit të Kosovës ka caktuar seancën e re plenare këtë të enjte. Kështu ka bërë të ditur shefja e deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila e cila gjithashtu deklaroi se vazhdimi i seancës së sotme do të mbahet ditën e mërkurë.
Kështu ka bërë të ditur shefja e deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila e cila gjithashtu deklaroi se vazhdimi i seancës së sotme do të mbahet ditën e mërkurë.
“Shtesë kësaj në agjendë gjithashtu janë futur edhe dy shqyrtime, shqyrtimi i dytë i projektligjit për automjete i cili i ka kaluar komisionet funksionale dhe gjithashtu kërkesa për debat parlamentar nga grupi parlamentar i Partisë Demokratike për tiketat ngjitëse prej 5 euro të cilat janë paraparë të hyjnë në fuqi prej 1 shtatorit 2021”, ka thënë Kusari-Lila pas mbledhjes së kryesisë”, ka thënë ajo.
Në seancën e së enjtes janë paraparë një sërë pikash, ndër të tjera edhe ratifikimi i marrëveshjeve ndërkombëtare për të cilat nevojiten dy të tretat.
Gjithashtu të enjten parashihet shqyrtimi i parë i projektligjit për tregtinë dhe produktet e naftës dhe karburantet e ripërtrishme, shqyrtimi i parë i projektligjit për tregti me jashtë dhe shqyrtimi i rekomandimit të komisionit për mbikëqyrjen e financave publike lidhur me raportin e auditimit të pasqyrave vjetore financiare nëpër hortikultura për vitin 2020.
Shefja e deputetëve të Vetëvendosjes u pyet edhe për reagimin e deputetëve të këtij subjekti në seancën e sotme derisa fliste kreu i AKR-së Behgjet Pacolli, i cili ndërpreu fjalimin e tij si pasojë e zhurmës së krijuar në sallë.
“Mungesa e tij për një kohë tashmë të konsiderueshme në kuvendin e Kosovës e ka shkaktuar një pritshmëri tjetër në raport me debatin në Kuvend për arsye se tema ishte tjetër dhe reagimi i disa prej deputetëve të grupit të Vetëvendosjes kishte të bënte në raport me një temë tjetër të cilën e diskutonte zoti Pacolli. Assesi që nuk dua të gjej arsyetime për zhurmën në sallë që ndodh në raste të caktuara se këto janë situate të cilat kohë pas kohe përsëriten”, ka thënë Kusari-Lila.

Back to top button