Të hënën Maqedonia blen 200 mijë vaksina kineze

 

Të hënën Ministria e Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut do të nënshkruaj marrëveshje me prodhuesin kinez Sinofarm për blerjen e 200 mijë vaksinave për Covid19. Në nivel ditor do të vaksinohen nga 2000 deri në 2500 qytetarë. Personat që do pranojnë vaksinat do të marrin certifikatë dhe do tu figurojë në sistemin elektronik shëndetësor se janë vaksinuar kundër koronës, njofton Ministri Venko Filipçe. Temperatura optimale për vaksinat kineze është nga 2 deri në 8 gradë celsius, e sipas Filipçes janë krijuar kapacitetet dhe sistemi i duhur për transportin dhe distribuimin e të njëjtave.

Të gjitha detajet rreth mënyrës së vaksinimit janë të njohura, por nuk dihet se kur duhet të arrijnë vaksinat e para në vend dhe kur do të nis procesi i imunizimit.

Sapo t’i kemi detajet për ardhjen e vaksinave do t’i ndajmë me opinionin, tani nuk dua të spekuloj, kam disa parashikime por megjithatë njëherë dua që të sigurohemi. Ashtu si do të vijnë vaksinat do të jenë të qasshme për qytetarët tanë. Vaksina e Astra Zenekas sipas njoftimit nga sistemi Covax duhet të arrij në muajin mars. Në aspektin se me cilën vaksinë unë personalisht do të vaksinohem, nuk kam rezerva ndaj asnjërës”, njoftoi Filipçe.

E për tu vaksinuar qytetarët do të mund të caktojnë termin që nga java e ardhshme, nëpërmjet sistemit “Termini im”.

“Do të shpallet dhe do të mund menjëherë të paraqiteni me çka, po e përsëris, të dhënat që do të futen në faqe, pra qytetarët do të paraqiten apo do të identifikohen me të dhënat e tyre. Automatikisht do të marrin përgjigje në e-mail adresën e lënë se është pranuar kërkesa e tyre dhe duke marrë parasysh se cilës grup i përkasin ata qytetarë sipas planit nacional, do të presin nga mjeku amë që t’i thërras vetëm për terminin se kur do t’i caktohet vaksinimi”, deklaroi Zhaklina Çagarovska nga “Termini im”

Personat nën moshën 18 vjeçare nuk do të vaksinohen, ndërkaq kryetarja e Komitetit për imunizim Aleksandra Grozdanova bëri të ditur se me vaksinën Astra Zenekan nuk do të vaksinohen personat mbi moshën 65 vjeçe.

Presim që po, kjo vaksinë sipas gjitha gjasave do tu jepet kategorisë së qytetarëve nën 65 vjeç. Nuk ka të bëjë me sigurinë e vaksinës por kjo vaksinë është më pak efektive në mbrojtjen e popullatës mbi 65 vjeç, për këtë arsye përdoret tek popullata më e re, mirëpo të gjitha vaksinat në hulumtimet klinike nuk janë testuar në moshat deri në 18 vjet prandaj kjo grupmoshë nuk planifikohet të vaksinohet”, shtoi Aleksandra Grozdanovska.

Përveç vaksinave kineze RMV pret edhe 80 mijë vaksinat e para nga mekanzimiCovax dhe 800 mijë të tjera nga Pfizer, duke mos përfshirë këtu vaksinat që kanë premtuar shtetet fqinje për vendin tonë.

Në fazën e parë, do të vaksinohen punonjësit shëndetësorë dhe personat mbi 70 vjeç. Me këto vaksina do të imunizohen 100 mijë qytetarë, të cilët do të pranojnë nga dy doza, që duhet t’i marrin brenda 21 ditëve./21Media

Back to top button