Të paktën 19 persona vdiqën nga zjarri në një bllok apartamentesh

Të paktën 19 persona, përfshirë nëntë fëmijë vdiqën sot pas një zjarri në një ndërtesë apartamentesh në New York.
Zjarri i së dielës thuhet se filloi në katin e dytë ose të tretë të ndërtesës 19-katëshe në Bronx, shkruan BBC, përcjell rtv21.tv
Komisioneri i departamentit të zjarrfikësve, Daniel Nigro e përshkroi zjarrin si “të paprecedentë”.
Ky zjarr shpërtheu disa ditë pas zjarrit në një tjetër ndërtesë apartamentesh, në qytetin e Filadelfias, nga i cili vdiqën 12 njerëz, përfshirë tetë fëmijë./21Media

Back to top button