Kaloni te përmbajtja kryesore

Të shtëna armësh afër objektit të Ministrisë së Tregtisë

Të shtëna armësh janë dëgjuar afër objektit të Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë.
Rasti është konfirmuar nga zëdhënsja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
Ahmeti ka njoftuar se “rreth orës 15:40, policia ka marrë informatën për të shtëna me armë në rrugën Arbnor dhe Astrit Dehari në Prishtinë”.
“Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme që konsistojnë në hetimin e rrethanave që karakterizojnë ngjarjen. Bazuar në informacionet e para janë ngritur dyshimet se një person i dyshuar, nga një  motoçikletë në lëvizje ka shtënë me armë zjarri në drejtim të një veture”, tha Ahmeti.
Ahmeti njoftoi gjithashtu s nuk raportohet për persona të lënduar.
“Hetuesit policor në koordinim me prokurorinë, ndërmarrin veprimet hetimore për ndriçimin e plotë të rastit i cili është cilësuar vrasje në tentativë”, ka përfunduar Ahmeti./21Media 

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button