Të shtunën nisin garat, ekipi i xhudos akomodohet në qytetin Sanjo në Japoni

1 min read

 

Ekipi olimpik i xhudos është akomoduar në Fshatin Olimpik të Tokios, pas një jave të kaluar në Komunën e Sanjos.

Ekipin e xhudos, në krye me trajnerin Driton Kuka dhe pesë garueset me normë olimpike: Majlinda Kelmendi, Distria Krasniqi, Nora Gjakova, Loriana Kuka dhe Akil Gjakova, i ka pritur shefi i misionit Jeton Rudari.

Xhudo ndodhej në Sanjo për përgatitje dhe akomodim me klimën japoneze. Ata menjëherë të shtunën nisin garat, me Distria Krasniqin, e cila debuton në Lojërat Olimpike, kategoria -48 kg.