Ten Hag e lë Rashfordin jashtë në ndeshjen kundër Wolves
Trajneri i Man Utd, Erik ten Hag, ka lënë Marcus Rashfordin jashtë ekipit të tij për ndeshje kundër Wolves në Premier League në Molineux.
Rashford ka dy gola në dy ndeshje për Man Utd që kur u kthye te Djajtë e Kuq pas Kupës së Botës në Katar.
Megjithatë, ai është lënë çuditërisht jashtë 11-tës fillestare të Erik ten Hag për udhëtimin te Wolves në natën e Vitit të Ri. Ten Hag ka thirrur në vend të tij të riun argjentinas Alejandro Garnacho.
Trajneri i Man Utd u pyet pse Rashford ishte në stol për ndeshjen në Molineux nga BT Sport përpara fillimit dhe përmendi vetëm arsye “disiplinore të brendshme”.
Ten Hag ka bërë një thirrje të madhe duke lënë pas Rashfordin pasi sulmuesi është golashënuesi më i mirë i skuadrës deri më tani këtë sezon me 10 gola dhe katër asistime në 21 ndeshje.
Megjithatë, holandezi ka treguar se nuk ka frikë të marrë vendime të vështira me lojtarët e tij./21Media