Tentuan të trafikonin armë zjarri dhe municion luftarak drejt Kosovës, arrestohen 6 persona

Gjashtë persona u arrestuan në Kukës, sepse kanë tentuar të trafikonin armë zjarri dhe municion drejt Kosovës.

Policia sot informoi se në kuadër të operacionit të shtrirë në 3 qarqe, Kukës, Durrës dhe Dibër, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kukës, u arrestuan në flagrancë shtetasit: -Rr. S., 28 vjeç, banues në Dibër; B. SH., 24 vjeç, banues në Bulqizë; B. N., 33 vjeç, banues në Durrës; U. H., 27 vjeç, banues në Dibër; H. H., 59 vjeç, banues në Durrës, dhe K. B., 61 vjeç, banues në Fushë-Krujë, për veprën penale “Mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, kryer në bashkëpunim.
Këta shtetas, sipas Policisë, u kapën në flagrancë nga shërbimet e Policisë, në ambientet e jashtme të një pikë karburanti, me 1 armë zjarri automatik, 1 armë zjarri pistoletë tip “Glock”, sasi municioni luftarak, si dhe me shuma prej 222.000 lekësh dhe 710 eurosh, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Lidhur me rastin, u sekuestruan armë zjarri, municion luftarak dhe shuma parash.
“Vijojnë hetimet për identifikimin dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të personave të tjerë të implikuar në veprimtarinë kriminale të trafikimit të armëve të zjarrit drejt Kosovës.”, bëri të ditur Policia e Shtetit.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kukës, për veprime të mëtejshme./21Media

Back to top button