Tërmeti godet pjesën qendrore të Kilit

Tërmeti ndodhi në orën lokale 23:36 rreth 48 kilometra në perëndim të portit Valparaiso

Një tërmet me magnitudë 6,1 ballë të shkallës Rihter goditi sot zonën qendrore të Kilit, pa shkaktuar viktima dhe as dëme materiale, njoftoi Zyra kombëtare e urgjencave (Onemi).

Tërmeti ndodhi në orën lokale 23:36 (02:36 GMT), rreth 48 kilometra në perëndim të portit Valparaiso dhe në një thellësi prej 10 kilometrash”, shtoi Zyra kombëtare e urgjencave (Onemi).

“Asnjë viktimë dhe dëme në shërbimet bazike dhe infrastruktura nuk u njoftua”, nënvizoi Onemi.

Back to top button