Tërnava: Besoj për 400 ditë do ta kemi skeletin e Xhamisë qendrore të Prishtinës

Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava, sonte në RTV21 u shpreh se punimet për ndërtimin e Xhamisë qendrore në Prishtinë kanë nisur dhe se është duke u punuar me të madhe.
Tërnava në “Argument Plus” tha se puna është nisur me seriozitetin më të madh dhe tha se beson që për 400 ditë do ta kemi skeletin e Xhamisë qendrore të Prishtinës, shkruan rtv21.tv
Ai shtoi se ndërtimi i kësaj xhamie ka qenë nevojë e madhe.
“Sot kemi mbi 30 mijë vet që falen jashtë xhamive. Dua të them që Prishtina ka nevojë për ndërtimin e xhamive të shumta”, shtoi ndër të tjera Tërnava./21Media

Back to top button