Tetari Kombëtar rifillon punën në hapësira alternative, rikthen në skenë Armond Morinën

Teatri Kombëtar i Kosovës (TKK) së shpejti ri-fillon punën në hapësira alternative deri sa të përfundojë procesi i renovimit të objektit aktual.
Një prej këtyre hapësirave është edhe Amfiteatri në Pallatin e Rinisë në Prishtinë, në të cilin sot u takua ekipi i i shfaqjes së re që do të punohet në TKK e bazuar në komedinë “Pas vdekjes” e A.Z. Çajupi me regji të Fatos Berishës!
“TKK është e lumtur që me këtë projekt po ri-kthehet pas 16 vitesh në skenën tonë, aktori Armond Morina! Premiera e shfaqjes do të jetë së shpejti, sapo të përfundohen adaptimet e nevojshme të kësaj hapësire. , thuhet në njoftimin e TKK-së/21Media

Back to top button