Tetë persona humbën jetën në një aksident në Shqipëri

Tetë persona kanë vdekur në një aksident i cili ka ndodhur rreth orës 04:00, në aksin rrugor Këlcyrë- Përmet, në afërsi të fshatit Kuqar.

Siç njofton policia e Shqipërisë, dyshohet se si pasojë e humbjes së kontrollit mbi drejtimin e automjetit nga drejtuesi, automjeti tip Benz ka dalë nga rruga dhe ka rënë në anë të lumit Vjosë.

“Si pasojë e daljes nga rruga kanë humbur jetën 8 shtetas.( 7 shtetas dyshohet se janë nga vendet e treta dhe drejtuesi i automjetit nga Shkodra)Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor i cili nën drejtimin e Prokurorit punon për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.Gjithashtu në vendngjarje ndodhen Drejtori Vendor i Policisë, Drejtori i Departamentit për Kufirin, Drejtori i Policisë Rrugore dhe Drejtori i Rendit Publik.Po në vendngjarje ndodhen dhe dy grupe të Forcës Kombëtare të Sigurisë.Në përfundim të veprimeve të para do ketë njoftim më të detajuar.”, thuhet në njoftimin e policisë./21Media

Back to top button