Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka takuar kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliajn.

Thaçi sot përmes një postimi e ka falënderuar Veliajn që e ka bërë Tiranën pikë tërheqëse për turistët.

“Gjithmonë kënaqësi takimet me mikun Erion Veliaj. Faleminderit Erion që e ke bërë Tiranën kryeqytet të dashur për të gjithë shqiptarët dhe e ke transformuar atë në pikë tërheqëse për turistët ndërkombëtarë.”, ka shkruar presidenti në facebook.

Siç ka theksuar Thaçi, standardi i punës së Veliajt, është shembull për kryetarët e kryeqyteteve të rajonit dhe më gjerë./21Media