Orav thirrje qytetarëve që të votojnë: Zgjedhjet provë për demokracinë

Shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë, Avio Orav, u ka bërë thirrje qytetarëve të Kosovës me të drejtë vote që të dalin në votime.
“Çdo votë elektorale ka rëndësi dhe vlen në forcimin e Kosovës si një shtet i gjallë, demokratik, shumetnik. Me zgjedhjet lokale që po afrohen këtë të diel, u bëj thirrje të gjithë votuesve me të drejtë vote, pa dallim etnie apo përkatësie partiake, të dalin në votime dhe të zgjedhin përfaqësuesit e tyre”, ka shkruar Orav në një postim në X.
Ai e ka konsideruar të domosdoshme që votimi të zhvillohet në mënyrë “të lirë, të ndershme dhe gjithëpërfshirëse, që vullneti i votuesve të respektohet dhe rezultatet të zbatohen”.
“Këto zgjedhje lokale janë një provë për demokracinë e Kosovës. Kalimi me sukses i saj i hap Kosovës rrugën për mundësi të reja”, ka shkruar Orav./21Media
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?