Therja për vdekje e 41 vjeçarit në Fushë Kosovë, arrestohen dy të dyshuar

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar dy persona të moshës 26 vjeçare si të dyshuar për therjen e një personi mbrëmë në Fushë Kosovë.
Policia në njoftim ka thënë se personave të dyshuar u është shqiptuar masa e ndalimit prej 48 orë.
“Sot (13.02.2023) rreth orës 01.:30, nga njësiti i hetimeve të Përgjithshme të rajonit të Prishtinës, janë arrestuar dy persona të dyshuar për veprën penale vrasje, që ka ndodhë me datën 12.02.2023, në rrugën “Pjetër Budi”, në Fushë Kosovë”, thuhet  në njoftim./21Media

Back to top button