Thyen heshtjen zgjedhore, partitë politike gjobiten me 120 mijë euro

 

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), njofton se si pasojë e ankesave për thyerje të heshtjes zgjedhore në Kosovë, për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 14 shkurtit,  subjektet politike gjobiten me mbi 120,000 euro për shkak të mosrespektimit të Kodit të Mirësjelljes.

“Natyra e ankesave të paraqitura kanë qenë: Heshtja zgjedhore, thyerja e heshtjes zgjedhore gjatë ditës së votimit-për të votuar subjektin e caktuar politik, thirrja për të votuar disa kandidatë nëpërmjet portaleve të gazetave, shpërndarja apo postimi i disa fotografive me aktivitet elektoral në rrjete sociale si Facebook, thirrje për të votuar nëpërmjet rrjetit social Facebook, bërja e fushatës me veturë 100m afër qendrës së votimit, shpërndarja e SMS për votim tek qytetarët, vendosja e banerëve me foto të kandidatëve në afërsi të shkollës, vendosja e posterëve të kandidatëve në oborrin e Qendrës së Votimit, mbajtja e fushatës gjatë ditës së votimit, etj.”, thuhet në njoftim.

Po ashtu PZAP bën të ditur se subjekteve politike iu janë shqiptuar gjoba si në vijim:
Ndaj subjektit politik PDK janë shqiptuar gjoba në shumë prej: 42,500.00 €;
Ndaj subjektit politik LVV janë shqiptuar gjoba në shumë prej: 37,500.00 €
Ndaj subjektit politik LDK janë shqiptuar gjoba në shumë prej: 22,000.00 €;
Ndaj subjektit politik AAK janë shqiptuar gjoba në shumë prej: 16,250.00 €;
Ndaj subjektit politik NISMA janë shqiptuar gjoba në shumë prej: 2,000.00 €;
Ndaj subjektit politik Lista Srpska janë shqiptuar gjoba në shumë prej: 1,000.00 €.

PZAP infromon se janë edhe 10 ankesa të cilat ende nuk janë vendosur për arsye procedurale dhe për të njëjtat do të merret vendim ditën e enjte 18 shkurt 2021./21Media

Back to top button