Traileri i serialit “Citadel”

“Citadel” titullohet seriali i ri në të cilin me role paraqiten aktorët e mirënjohur: Priyanka Chopra Jonas e Richard Madden. Seriali paraqet një rrjet ndërkombëtar spiunazhi, ndërkaq është me regji të Joe e Anthony Russo.
Chopra Jonas e Madden luajnë rolet e dy spiunëve. Ata humbin kujtesën, por sërish u ofrohet mundësia që të shpëtojnë botën.
Chopra Jonas luan rolin e Nadia Sinh e Madden të Mason Kane.
Të dy bëhen të njohur si spiunë të cilët punojnë për organizatën “Citadel”. Kjo organizatë lufton të keqin, mundohet të shpëtojë botën nga të gjitha të këqijat, por shkatërrohet nga një grup i ri misterioz, që quhet Manticore.
Pas sulmit të organizatës së tyre, Kane dhe Sinh përfundojnë duke u fshehur, dhe nuk ju kujtohet asgjë. Kështu, personazhi Bernard Orlick, rolin e të cilit e luan aktori Stanley Tucci, mbërrin një ditë tek ta dhe fillon t’i rekrutojë që të luftojnë kundër të keqës.
Traileri i këtij filmi ofron për fansat skena të shumta aksion. Disa episode janë duke u realizuar në vende botërore, si në Itali e Indi.
Sezoni i parë i “Citadel” do të shfaqet premierë me 28 prill në Amazon Prime Video, ndërkaq do të ketë gjashtë episode./21Media

Back to top button