Tre të vdekur nga COVID në Shqipëri

Gjatë 24 orëve të fundit në Shqipëri si pasojë e infektimit me Covid-19 kanë vdekur tre persona.
Ministria e Shëndetësisë në Shqipëri ka bërë të ditur se nga 374 testime, 167 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me Covid-19,
Më së shumti raste të reja janë regjistruar në Tiranë- 50.
Shqipëria deri më sot ka regjistruar 317.681 raste me koronavirus, prej tyre 307.135 janë shëruar, 6.980 janë aktive, ndërsa luftën me Covid-19 e kanë humbur 3.566 pacientë./21Media

Back to top button