TV21 në fabrikën e kanabisit! Si kultivohet “bari” në kompanitë në Maqedoni

 

Dritë artificiale dhe temperaturë konstante.

Kujdes të veçantë për secilën vazo të kanabisit, që të ketë frutë sa më cilësor.

Ende është në fazën fillestare deri sa ta bëjë frutën e saj dhe me pas të shndërrohet në vaj.

Kështu kujdeset për kanabisin njëra nga kompanitë më të mëdha të vajit të kanabisit në rajon, e cila gjendet në periferi të Shkupit.

Secila rrënjë e kanabisit e ka vazon e saj dhe numrin për tu identifikuar, thotë agronomja Angelina Dadomovksa. Ajo thotë duhet të dihet çdo rrënje se nga e ka prejardhjen.

“Çdo degë të rrënjës e mbikëqyrim, i shohim degët e reja që janë më poshtë, dhe i shkurtojmë kështu që çdoherë lëmë nga dy apo tre degë të reja që pas shkurtimit të fillojnë të rriten shartimet e reja. Rrenja shkurtohet në një lartësi siç mund të shihni, me qëllim që gjatë marrjes së shartimeve, të gjitha të jenë me lartësi të njëjtë. Pra të rriten njëjtë”, tha Angelina Babamovska.

Për kujdesin e kësaj bime të ndjeshme, duhet edhe instalim që bënë lagështi artificiale, si dhe një instalim që të mund ta tërheq ujin që gjendet nëpër dhomat ku rritet kanabisi.

“Tre-katër klima janë në një dhomë që të mund në secilën pjesë të dhomës të ketë temperaturë dhe lagështi të njehtë”, u shpreh një punëtor.

Procesi i vajit të kanabisit vazhdon më tej në laboratorë për analiza.

Në këto laborator bëhen teste ekstreme të qëndrueshmërisë dhe të kualitetit të kanabisit që është prodhuar para se të shndërrohet në vaj.

Drejtori i fabrikës ”NY SK HOLDINGS” Zllatko Keskovski thotë se ligji i kanabisit duhet të definohet, që të ketë rritje të investimeve edhe me shumë. Sipas tij duhet kompanitë të eksportojnë edhe lule dhe jo vetëm ekstrakte të kanabisit.

“Në këtë moment ne jemi të kufizuar që të eksportojmë vetëm ekstrakte të kanabisit dhe jo lulen si produkt. Ne si industri dhe shoqatë për momenti kërkojmë të na mundësohet që të jemi të pranishme në tregun evropian dhe botërorë me produktet e Maqedonisë. Atje ku ka kërkesë edhe për lulen si produkt final”, tha Zlatko Keskovski – Drejtor i Kompanisë.

Kompania ka edhe një siguri të lartë, me mure të gjata dhe sigurim që mbikëqyret 24 orë.

Ndryshe, kryeministri i vendit Zoran Zaev tashmë është i vendosur në ndryshimin dhe precizimin e ligjit.

Ai madje ka hedhur në opinion edhe idenë për legalizimin e marihuanës në disa vende të Maqedonisë së Veriut, pasi siç ka theksuar nuk është në rregull dikush të shkojë në burg për shkak se ka përdorur gjysmë grami bari natyral për përdorim personal.

Por nga ana tjetër Kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi në emisionin Click Plus tha se në vendin tonë ende nuk janë krijuar kushtet për legalizimin dhe përdorimin individual të marihuanës.

Në Maqedoninë e Veriut 31 kompani kultivojnë kanabis, ndërsa vetëm 3-4 firma mund të bëjnë ekstrat të vajit të kanabisit./21Media

Back to top button