U arrestua i dyshuari për ‘Kontrabandim me Emigrantë’

 

Policia e Kosovës, Drejtoria Rajonale e Policisë së Pejës sot informoi se ka arrestuar personin e kërkuar me urdhëresë nga Gjykata Themelore në Pejë, i cili ishte i dënuar për veprën penale ‘Kontrabandim me Emigrantë’.

“Njësitet relevante të Stacionit Policor Istog, pas një pune operativo-hetimore kanë arritur ta arrestojnë të dyshuarin L. S. i lindur me 1973, M/Kosovar i cili është i dënuar për këtë vepër penale.”, informoi policia.

I njëjti pas arrestimit është dërguar në vuajtje të dënimit në kohëzgjatje prej tetëmbëdhjetë(18) muaj e shtatëmbëdhjetë (17) ditë burg./21Media

Back to top button