U infektua me Covid-19 bashkë me familje, këngëtari kosovar pezulloi të gjitha aktivitetet

Këngëtari i njohur, Vullnet Zhuniqi sot ka informuar se i ka pezulluar të gjitha aktivitetet e tij muzikore. Kjo pasiqë, artisti dhe familja e tij kanë rezultuar pozitivë me Covid-19.
Ai përmes një postimi në facebook ka bërë apel që të keni kujdes nga virusi.
“Të dashur miq unë dhe familja ime sapo morëm rezultatet dhe rezultuam #pozitiv me Covid 19 ! Unë nga ky moment i pezulloj të gjitha aktivitetet e mia lidhur punën time si këngëtar deri në shërimin e plot nga virusi covid 19 . Kujdesuni për vehtën dhe të tjerët Zoti na ndihmoft të gjithëve.”, ka shkruar artisti krahas postimit.
No photo description available.
Ndryshe, Vullnet Zhuniqi është këngëtar i njohur nga Rahoveci, i cili është i kërkuar mjaft në ahengje familjare./21Media
May be an image of 5 people and people smiling
May be an image of 2 people, people sitting, people standing and indoor
May be an image of 1 person

Back to top button