U kapën mbi 2 mijë euro ilaçe kontrabandë, ishin të fshehura në kabinën e kamionit

 
Është goditur një rast të kontrabandës me medikamente mjekësore. Policia Kufitare e Kakavijës ka sekuestruar një sasi të konsiderueshme ilaçesh të pashoqëruara me dokumentacionin përkatës, shkruan vizionplus.
Po ashtu, policia ka arrestuar edhe poseduesin e ilaçeve, shtetasin D. K., 30 vjeç, banues në Fier.
Ilaçet janë gjetur në kabinën e kamionit të ndara në 4 qese, me vlerë totale 2200 euro.

Back to top button