U prezantua si polic, plagosi dy persona

Një burrë në Adana të Turqisë, i cili ishte prezantuar si polic mbrëmë ka plagosur dy persona me armë gjahu. Raportohet se të plagosurit ishin ndalur me makinë para vendit të punës së tij.

I dyshuari ishte duke punuar si roje nate në një lokal.
Policia, ka arrestuar të dyshuarin dhe ka sekuestruar armën, kurse të plagosurit janë dërguar në spital.
Policia ka nisur hetimet për ngjarjen./21Media 
Back to top button