U shënua “Dita Globale e Shëndetit Mendor për Foshnje, Fëmijë dhe Adoleshentë”

Sot u shënua “Dita Globale e Shëndetit Mendor për Foshnje, Fëmijë dhe Adoleshentë” me një takim me psikiatërt dhe psikologët nga QKUK, Shoqata Kosovare për Shëndet Mendor si dhe nga Qendra për shërbime humane dhe zhvillim.
Kjo ditë simbolizon Shëndetin Mendor të Foshnjërisë, Fëmijërisë dhe Adoleshentëve dhe i referohet mirëqenies së shëndetshme sociale, emocionale dhe të sjelljes së kësaj moshe.
Krijimi i një mjedisi të sigurtë i lejon fëmijët të eksplorojnë veten, mjedisin si dhe të zhvillojnë kapacitetet e tyre të plota ishin temat e diskutimit nga të gjithë pjesëmarrësit prezent.
Në Kosovë për herë të parë organizohet kjo iniciativë botërore, edhe Kosova tanimë kontribuon në këtë ditë me diskutimet dhe hulumtimet shkencore të saj.
Të gjithë së bashku njëzëri thanë që “le të bëhemi së bashku që të fuqizojmë së bashku këtë komponentë të rëndësishme të shoqërisë sonë”./21Media

Back to top button