U vazhdohet paraburgimi personave të përfshirë në vrasjen mes “Sekiraqëve” dhe “Capave”
Gjykata Themelore në Prishtinë ua ka vazhduar paraburgimin pesë të dyshuarve për vrasjen e një personi më 1 shtator në lagjen “Aktash” të Prishtinës, për raste “Sekiraqët” dhe “Capat”.
Zëdhënësja për media në Gjykatën Themelore të Prishtinës, Mirlinda Gashi për portalin rtv21.tv ka bërë të ditur se pesë të dyshuarve do t’u vazhdohet paraburgimi me nga dy muaj secilit.
“Referuar kërkesës tuaj për informata, ju njoftojmë se me datë 29.11.2024 Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti për Krime të Rënda ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, për vazhdimin e masës së paraburgimit në çështjen penale ndaj të pandehurve K.G, V.A, R.Ll ,S.S dhe F.A. Të pandehurve K.G, V.A, R.Ll ,S.S dhe F.A iu është vazhduar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej (2) muaj, për secilin.”, tha Gashi për për rtv21.tv./21Media