Udhëtojnë për tri ditë një e dhjeta e kinezëve

Ata do të shpenzojnë më shumë se në vitin e kaluar

Administrata Kombëtare e Turizmit e Kinës parashikon se afro 1/10 e popullsisë së vendit do të udhëtojë gjatë pushimit treditor me rastit të festës së 1 majit që fillon të shtunën.

Pritet që numri i turistëve t’i kalojë 130 milionë, shifër kjo rreth 11% më e lartë në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Analizat përkatëse tregojnë se turistët kinezë do të shpenzojnë 11 miliardë dollarë amerikanë gjatë këtij pushimi, 13% më shumë se në vitin 2016.

Back to top button