Ulen veprat penale, vrasjet dhe vjedhjet në Kosovë

Vit i suksesshëm për Policinë e Kosovës

Kosova vitin e kaluar ka pasur më pak vepra penale, vrasje dhe vjedhje. Për këtë arsye, viti 2019 po konsiderohet si i suksesshëm për Policinë e Kosovës, edhe pse krahas kësaj ka pasur rritje në fushën e krimeve ekonomike, sidomos në aspektin e korrupsionit dhe fajdeve. Kështu u bë e ditur në konferencën e sotme ku Policia e Kosovës prezantoi raportin vjetor të punës.

Drejtori i këtij institucioni të sigurisë, Rashit Qalaj duke prezantuar raportin, tha se ky ka qenë ndër vitet më të suksesshme të Policisë.

“Ka qenë një vit i suksesshëm, kemi bërë një punë mjaftë të madhe në parandalimin e veprave penale, kemi ofruar siguri për të gjithë qytetarëve kemi pasur një mori sfidash të cilat kemi kaluar. Konsideroj se ato sfida janë realizuar mjaftë mirë edhe në bashkëpunim me institucionet tjera, kemi arritur që të zvogëlojmë krimin, sidomos në fushën e veprave penale, kemi arritur që të merremi me shumë hetime mjaftë komplekse të veprave penale të ndryshme qoftë në fushën e terrorizmit, apo të krimeve të rënda. Kemi arritur që të organizojmë një numër të madh të trajnimeve në vend e jashtë, qoftë sjelljen e ekspertëve të ndryshëm nga institucionet e huaja. Kemi arritur që vitin e kaluar t’i kemi dy gjenerata të Akademive, kemi arritur që të shfrytëzojmë buxhetin maksimalisht në fushën e shërbimeve rrjedhëse, për blerjen e një numri të rëndësishëm të pajisjeve të PK-së dhe po ashtu kemi arritur që Zyrën e Mediave ta mbështesim dhe që të kenë bashkëpunim të mediave”, tha ai.

Për detajet e numrit të rasteve, foli drejtori i departamentit për Operacione, Afrim Ahmeti, ku tha se krahasuar me vitin 2018, ka pasur ulje të tyre në rreth 8.90 përqind.

“Gjatë vitit 2019 Divizioni për siguri publike janë evidentuar 43 mijë e 668 raste prej tyre 30 mijë 259 mijë vepra penale dhe 13 mijë 409 raste të natyrave të tjera. Krahasuar me vitin 2018 ka pasur ulje të rasteve për 8.90 përqind. Ulje të veprave penale për 15.73 përqind. Ndërsa kundërvajtjet 11.45 përqind. Kisha vazhdu me disa nga veprat më të rënda penale të cilat janë më interes. Rastet e vrasjeve, vitin 2018 kemi pasur 34 vrasje, ndërsa në vitin 2019, 23 raste, apo ulje për 32 përqind. Rastet e lëndimeve të rënda trupore 288 raste kanë qenë në vitin 2018, 265 raste kanë qenë në vitin 2019. Rastet e vjedhjeve 5842 raste në vitin 2018, ndërsa në vitin 2019, 4519 raste, apo një ulje për 22,64 përqind. Vjedhjet rënda 4474 raste kanë qenë në vitin 2018, ndërsa në vitin 2019 3803 raste, apo një ulje prej 20.33 përqind. Grabitjet gjithashtu ka pas një rënie nga 297 raste që janë shënuar në vitin 2018, 171 raste ka në ndodhur në vitin 2019, apo një ulje për 42.42 përqind. Rastet e dhunës në familje nga 1540 nga viti 2018, në vitin 2019 me 1914 raste apo një ngritje për 24.4 përqind. Këto raste ne i marrim jo si rritje të rasteve të dhunës në familje, po si besim i qytetarëve për raportim në polici. Divizioni i sigurisë publike, policia ka arritur të arrestoj 13 mijë e 72 persona të dyshuar për aktivitete kriminale”, tha ai.

Ndërsa, drejtori i departamentit të Hetimeve, Riza Shillova bëri të ditur se ka pasur rritje të veprave penale që ndërlidhen me krimet kibernetike, korrupsionin dhe fajdet.

Si sukses të këtij departamenti, ai tha se është angazhimi për konfiskimin e narkotikëve, dhe luftës kundër terrorizmit.

“Kemi rritje të aktiviteteve të disa veprave penale që ndërlidhen me krimin kibernetike, krimin kibernetike, korrupsionin dhe fajde. Dmth këto janë në rritje, ndërsa në përgjithësi veprat tjera penale kemi në zbritje….në përgjithësi në fushën e krimit ekonomik dhe korrupsionit kemi diku 43,28 përqind shtim të numrit të rasteve të hetuara në kuadër të vitit paraprak. Gjithashtu edhe të rastet e fajdeve kemi 13.6 përqind rritje të veprave penale në fushën e fajdeve”, tha ai.

Në kuadër të kësaj konference u bën të ditura edhe të dhëna të tjera që përfshihen në departamentet e kufirit, shërbimeve mbëshetëse, ku në përgjithëi u tha se Policia e Kosovës ka bërë një punë të suksesshme vitin 2019.

Back to top button