UP ngritet për 12 pozita në sistemin e rangimit të universiteteve në Webometrics

Universiteti i Prishtinës është ngritur për 12 pozita në sistemin e rangimit të universiteteve në Webometrics.

Me këtë ngritje, Universiteti i Prishtinës renditet në vendin e 2884.

“Në listën e përditësuar të janarit 2024, UP-ja është ngritur për 12 pozita, duke u renditur në vendin e 2884-t. UP vijon të konsolidohet edhe në klasifikimin evropian, duke e përforcuar pozitën në mesin e 1000 universiteteve më të mira”, ku shkruar UP-ja në “Facebook”, përcjell rtv21.tv.

Ndërsa, tutje thuhet se kjo renditje është reflektim i përparimit në kontributin shkencor të stafit akademik dhe ndikimin që ka ai.

Në njoftimin e bërë nga UP-ja, mund ta gjeni krahasimin e rangimit të UP-së në periudhen e njëjtë kohore të vitit 2022 dhe 2023./21Media

Back to top button