Urimi i veçantë i Jehona Sopit për Vesa Lumën

Këngëtarja Vesa Luma ka festuar sot ditëlindjen e 36-të.
Artistja mori urime nga më të ndryshmet, por ndër urimet me fjalët më të ndjera ishin nga shoqja e saj më e mirë, Jehona Sopi.
Sopi ka ndarë një fotografi me Vesën në Instagram, ngjitur me shkrimin.
“Vesa jem, shoqja jem solare.. për krejt dedikimet me fjalë të ndjera që mund të shkruaj sot, me t’thur referat e me të bo edhe me qajtë edhe me qesh.. unë vendosa me përmbledh urimin që jam e bekune që je pjesë e jetës tem – qëndro kështu qysh je, e bukur në shpirt, e bukur në mendje.. i gëzofsh 100 dashuri, t’du shumë edhe më mungon shumë”, është shprehur Jehona në Instagram.

Ndryshe, dyshja gëzojnë shoqërinë e njëra-tjetrës tashmë sa vjet.
Ato madje ndajnë fotografi bashkë e dedikime për njëra-tjetrën sa herë kur janë larg.
E fundit ka qenë një fotosesion nga të dyja./21Media

Back to top button