Ushtria ruse ka vrarë dy krerë të ISIS-it

Në Siri ushtria ruse ka njoftuar se ka vrarë dy krerë të ISIS-it

Aeroplanët rusë kanë qëlluar dy krerë ushtarakë dhe rreth 180 luftëtarë të organizatës Shteti Islamik (ISIS) pranë Deir Ezor, në lindje të Sirisë, theksoi sot Ministria ruse e Mbrojtjes.

“Si pasojë e këtyre sulmeve parandaluese të datës 6 dhe 8 qershor nga forcat ajrore ruse mbi instalime të ISIS-it, komandantët në terren EI Abou Oumar al Belgiki dhe Abou Yassin al Masri janë vrarë”, deklaroi Ministria sipas agjencisë ruse zyrtare të lajmeve TASS.

“Për më tepër, rreth 180 luftëtarë janë vrarë”, njoftohet në komunikatë.

Ministria deklaroi gjithashtu se 16 automjete dhe një depo me municione janë shkatërruar gjatë këtij sulmi

Back to top button