Shtyhet festivali “EtnoFest”

Është shtyrë festivali “EtnoFest”. Kështu është bërë e ditur nga faqja zyrtare e festivalit, me ç’rast është informuar se “EtnoFest” është shtyrë shkaku i kushteve atmosferike.
“Të nderuar dashamirë, pjesëmarrës dhe mysafirë të Etnofest-it. Me keqardhje ju njoftojmë që për shkak të informatave që kemi për kushtet meteorologjike (shi dhe mundësi vërshimesh gjatë vikendit dhe fillimit të javës tjetër), detyrohemi të shtyejmë Edicionin 12 të Etnofest deri në përmirësimin e kushteve meteorologjike.”, është bërë e ditr në njoftim.
Po ashtu, është bërë e ditur se së shpejti do të informojnë për rreth datave të reja.
Festivali “EtnoFest” që 12 vjet mbahet në fshatin Kukaj të Prishtinës./21Media

Back to top button