Vatikani mohon shkeljet rreth akuzave seksuale në Australi
Arkëtari i Vatikanit, kardinali George Pell, fuqimisht ka mohuar çdo keq-bërje pasi është akuzuar për shkeljet seksuale në vendin e tij të lindjes, Australi
George Pell u ankua se është cilësuar si “vrasës i karakterit të pamëshirshëm” gjatë dy viteve të hetimit për akuza “të rreme”.
Ai tha se Popi i dha leje që të luftojë ndaj akuzave.
Akuzat ndërlidhen me incidentet e dyshuara ‘historike’, tha polici në shtetin e Vikorias.
Deklaratat janë dhënë nga një numër i njerëzve, tha zëvendës shefi i policisë Shane Patton.
Kardinali Pell, 76 vjeç, i cili jeton në Vatikan, konsiderohet si zyrtari i tretë kryesorë në Selinë e Shenjtë.
Në një konferencë për lajme në Selinë e Shenjtë ai tha se: “Jam duke e pritur ditën time të fitores në gjykatë. Jam i pafajshëm kundrejt këtyre akuzave, ato janë të rreme. E gjithë ideja për abuzimet seksuale është e neveritshme”.
Kishat Katolike në mbarë botën gjatë këtyre viteve janë ballafaquar me një varg akuzash për abuzim seksual të kryera nga priftërinjtë, dhe thuhet se shumë raste janë fshehur.
James Reynolds nga BBC thotë se këto akuza e vënë Kishën dhe Papën në një situatë të papërshtatshme.
Pas zgjedhjes së tij në vitin 2013, Papa Francis e formoi një komision që merret me akuzat seksuale të abuzimit nga ana e klerikëve. Tani, ai e ka zbuluar se njëri nga këshilltarët e tij të afërm është duke u përballur me të njëjtat akuza për abuzim seksual./21Media