Vatikani shpreh gatishmërinë për çdo lloj ndërmjetësimi që i jep fund luftës në Ukrainë

Vatikani është i gatshëm të bëjë çdo gjë të mundshme për të ndihmuar në arritjen e një armëpushimi dhe ndërmjetësimin për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë.
Kështu ka bërë të ditur kardinali, Pietro Parolin i cili e ka përsëritur thirrjen e Papa Françeskut për një armëpushim të menjëhershëm në Ukrainë gjatë një bisede telefonike me ministrin e Jashtëm rus Sergej Lavrov këtë javë.
”Gesti i paprecedentë” i Papës për të vizituar ambasadën ruse në Vatikan një ditë pas pushtimit të Ukrainës ishte një hap personal për t’u shprehur autoriteteve në Moskë shqetësimin e tij për përshkallëzimin e luftës. Lufta është çmenduri”, tha Parolin.
Sipas këtij të fundit nuk është kurrë vonë për të bërë paqe./21Media

Back to top button