Vdes themeluesi i Fox News

Ish-drejtuesi dhe themeluesi i Fox News,  Roger Ailes ka vdekur sot në moshën 77-vjeçare

Lajmi është bërë i ditur nga familja e tij kurse gruaja e tij Elizabeth ka thënë se është  thellësisht e trishtuar dhe zemërthyer, me këtë rast.

Ailes udhëhoqi Fox News dhe konsiderohet një ndër zërat më të fuqishëm në mediat konservatore. Ai dha dorëheqje vitin e kaluar pasi një numër punonjësish femra e akuzuan për ngacmim seksual.

Në atë kohë ai tha se po jepte dorëheqjen sepse ishte shndërruar në një “shpërqendrim” për punëtorët.

“Gjatë një karriere që zgjati më shumë se pesë dekada, puna e tij në argëtim, në politikë dhe në lajme preku jetën e shumë miliona njerëzve”, ka theksuar bashkëshortja e tij.

Back to top button