Vdiq boksieri pas lëndimeve të marra në meç

Në një luftë për titull në Afrikën e Jugut, skena shqetësuese shpërthyen në raundin e fundit të fundjavës, pas së cilës lufta u ndërpre.
Pas lëndimeve që mori gjatë meçit të fundjavës së kaluar boksieri Simiso Buthelezi ka ndërruar jetë në spital.
Buthelesi pësoi me ndërprerje në raund të dhjetë. Pamjet e meçit bënë bujë. Buthelezi dukej se humbi orientimin, ndërsa u kthye në anën e kundërt të kundërshtarit duke dhënë grushte në ajër, transmeton rtv21.tv.
Referi ndërpreu menjëherë meçin.
Buthelezi më pas u dërgua me ambulancë në departamentin e neurologjisë në spitalin King Edward. Siç doli më vonë, ai kishte një hemorragji cerebrale dhe ishte në koma./21Media

Back to top button