Vdiq burri që u godit nga vetura në oborrin e shtëpisë së tij në Zhur të Prizrenit

Një burrë ka vdekur dje si pasojë e lëndimeve të marra pas goditjes nga një veturë në oborrin e vet të hënën në Zhur të Prizrenit.

Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se viktima ishte duke u trajtuar në QKUK.

“Është raportuar se me datën 09.06.2023, rreth orës 13:30 viktima mashkull kosovar i cili kishte qenë duke u trajtuar në QKUK për shkak të lëndimeve që kishte pësuar nga goditja e veturës në oborrin e shtëpisë së tij, ka ndërruar jetë. Vdekjen e të cilit e ka konstatuar mjeku“, ka njoftuar Policia.

Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion./21Media

Back to top button