Kaloni te përmbajtja kryesore

Vdiq në vendin e punës nënoficeri i FSK-së, rreshterë i parë Muhamet Ramiz Beqiri

Sot ka ndërruar jetë nënoficeri i Forcës së Sigurisë së Kosovës, rreshterë i parë Muhamet Ramiz Beqiri.

Ai ndërroi jetë si pasojë e sulmit kardiak në vendin e tij të punës, ka njoftuar Forca e Sigurisë së Kosovës.

FSK ka bërë të ditur po ashtu se Beqiri nuk ka arritur t’i mbijetojë sulmit kardiak pavarësisht shumë përpjekjeve të mjekëve në Ferizaj dhe QKUK.

Në emër të komandantit të Forcës së Sigurisë së Kosovës i shprehim ngushëllime familjes, shokëve, bashkëluftëtarëve e pjesëtarëve të FSK-së. Ndërsa për ceremoninë e varrimit do të njoftoheni me kohë, thuhet në njoftim.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button