Hoti: Kurti po bën propagandë si ajo e komunistëve

Deputeti i LDK-së , Avdullah Hoti ka reaguar pas deklaratave të kryeministrit Kurti në mbledhjen e Qeverisë .
Hoti ka thënë e Kurti pën propagandë, duke bërë krahasimin e Produktin e Brendshëm Bruto të vitit 2023 me atë të vitit 2000.
“Kjo sjellje e kreut të Qeverisë është propagandë e marrë, sikur ajo e komunistëve, të cilët mashtronin qytetarët me ‘arritjet e planeve 5-vjeçare’, në ndërkohë që qytetarët varfëroheshin.
Unë i propozoj atij ta bëj krahasimin me vitin 1998-99. Sigurisht se rritja i del të jetë jo 5 herë, por 10 herë më e madhe!”
Paraprakisht Hoti ka deklaruar se “ Të gjithë e dinë se në vitin 2000, ne sapo ishim kthyer nga deportimi i “politikës së tokës së djegur”, që u zbatua sistematikisht nga regjimi serb. “
Në vitin 2000, gjysma e shtëpive ishin të djegura. Kafshët shtëpiake dhe mjetet bujqësore ishin të vjedhura e të shkatërruara. Infrastruktura shkollore, shëndetësore e rrugore ishte shkatërruar gati plotësisht nga lufta e nga mungesa e investimeve mbi 10 vjet. Shumica e bizneseve ishin plaçkitur e duhet të nisnin nga e para.”, ka shkruar Hoti./21Media
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?