Vdiq një grua nga gripi në QKUK, 3 të tjerë në gjendje të rëndë

Viktima kishte edhe probleme me mushkëri

Një grua rreth moshës 50-vjeçare ka vdekur të enjtën nga gripi sezonal në Klinikën Infektive në QKUK, ku ishte e shtrirë qe nga 14 janari.

Rastin për 21Media e ka konfirmuar Infektologu kujdestar, Valbon Krasniqi.

Ai tha se gruaja ka vdekur më 23 janar dhe ishte e konfirmuar me grip sezonal, përveç gripit viktima kishte edhe sëmundje kronike të mushkrive.

Infektologu kujdestar, Valbon Krasniqi tha për 21 Media se në Klinikën Infektive janë edhe 3 persona të konfirmuar me grip sezonal dhe janë në gjendje të rëndë. Pacientët që janë në gjendje të rëndë janë dy gra, njëra 28, tjetra 38 vjeçare dhe një burrë 46 vjeçar. Mjeku kujdestar tha se të gjithë janë nën kujdesin intensiv.

Në Klinikën Infektive në 24 orëshin e fundit janë paraqitur edhe disa raste të tjera me shenja gripi, por sipas mjekut kujdestar ende nuk janë konfirmuar./21Media

Back to top button