Vdiq një person dhe një tjetër në gjendje të rëndë si pasojë e një sulmi me armë zjarri
Policia e Shqipërisë ka bërë të ditur se një person L.B ka vdekur dhe një tjetër A.Ç ka pësuar lëdime të rënda trupore si pasojë e një atentati që është bërë mbi ta.
Ngjarja ka ndodhur në lagjen ”28 Nëntori”, në Elbasan.
Sipas dëshmive në vendngjarje, A.Ç dhe L.B kanë qenë duke lëvizur në këmbë, në momentin që janë qëlluar nga një automjet në lëvizje.
“Në Bradashesh, afër rrethrrotullimit të luleve dyshohet se nga një automjet në lëvizje eshte qëlluar me armë zjarri në drejtim të dy personave këmbësore. Si pasojë njëri prej tyre shtetasi L.B rreth 35 vjec nga Katundi i Ri Elbasan ka ndërruar jetë në vendngjarje, ndersa personi tjetër A.Ç, ndodhet në Spitalin Rajonal Elbasan. Policia ka mbritur në vendngjarje dhe ka ngritur pika kontrolli”, është bërë e ditur në raportin e policisë.
Ndërsa, në vendin e ngjarjes është gjetur edhe një automjet i tipit “Volvo” i djegur, në fshatin Balldre, ku dyshohet se iu përket autorit ose autorëve të krimit./OraNews