Vdiq personi që pësoi aksident trafiku javë më parë në Prishtinë

Të enjten ka ndërruar jetë personi i cili më datë 06.07.2023 ishte përfshirë në një aksident trafiku në rrugën e UÇK-së në Prishtinë.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë, viktima kishte qenë duke u trajtuar në QKUK, por i njëjti nuk u ka mbijetuar plagëve.

“Rr. UÇK-së, Prishtinë 06.07.2023-09:05. Me datë 20.07.2023 ka ndërruar jetë viktima mashkull kosovar i cili ishte duke u trajtuar në QKUK, pas disa të lëndimeve që kishte pësuar në aksidentin e datës së lartcekur. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin ditor të Policisë./21Media

NDIQNI PJESËT MË INTERESANTE TË PROGRAMIT TË RTV21, DUKE BËRË LIKE KËTË FAQE – 21 MEDIA

Back to top button