Vela e quan “palaço” MPJ-në serbe: Nëse Serbia voton kundër Kosovës në KE, shkelen këto marrëveshje

Shefi i kabinetit të presidentes Osmani, Blerim Vela, i ka reaguar ministrit të jashtëm të Serbisë, Ivica Daçiq, pasi deklaratave të këtij të fundit lidhur me anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës.
Daçiq ka thënë se ai nuk synon të shkojë në Strasburg të martën, në përvjetorin e 20-të të pranimit të Serbisë në Këshillin e Evropës, nëse Kosova do të pranohet në atë institucion një ditë më vonë.
Ai ka thënë në një konferencë për media, pas takimit me ministren e Jashtme të Gabonit, Yolanda Nijonde, se në 10-vjetorin e arritjes së Marrëveshjes së Brukselit – mes Kosovës dhe Serbisë – është bërë e ditur që Komiteti i Ministrave të Këshillit të Evropës, do të nisë procedurat për pranimin e Kosovës në atë institucion.
“Kosova nuk i ka përmbushur obligimet e veta, që i parasheh Marrëveshja e Bruselit që 10 vjet, dhe për këtë gjë, ajo duhet të shpërblehet dhe të nisë procedura për pranimin e saj në Këshillin e Evropës. Ky është mesazh që Kosova mund të bëjë çfarë të dojë”, ka thënë Daçiq.
Vela reagoi duke e quajtur “palaço” ministrinë e jashtme serbe dhe përkujtoi se marrëveshjet e Brukselit janë në vijë me lejimin e aplikimit të Kosovës në organizata si KE.
“Një përkujtim për MPJ-në palaço të Serbisë se anëtarësimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është plotësisht në përputhje me marrëveshjet: Bruksel 2013: pika 14 Bruksel 2023: pika 4”, ka shkruar Vela në Twitter.
Tutje, Vela tha se nëse Serbia voton kundër, është shkelje e Marrëveshjeve.
“Nëse Serbia voton kundër anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës, kjo do të jetë në kundërshtim të qartë të marrëveshjeve të përmendura!”, përfundoi shefi i kabinetit të Presidencës.
A reminder for the clownish MFA of Serbia that Kosovo’s membership to Council of Europe is fully in line with agreements:
Brussels 2013: point 14
Brussels 2023: point 4
If SRB votes against 🇽🇰 membership to Council of Europe it’ll be in clear violation of the said agreements! pic.twitter.com/5vGAErE1E1
— Blerim Vela (@Blerim_Vela) April 17, 2023