Veliaj për vdekjen e producentes Berisha: Do na mungosh shumë…

Sot(23 qershor) ka vdekur në moshën 50 vjeçare, producentja Vjosa Berisha, e cila po trajtohej në Angli pas diagnostikimit me kancer.
Për vdekjen e producentes kosovare ka reaguar edhe kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.
Veliaj përmes një postimi në Facebook u shpreh “linde si dielli dhe mbete lart në qiell për të mos perënduar asnjëherë! Do na mungosh shumë! Lamtumirë Vjosa jonë e dashur!”.

Vjosa Berisha, verën e vitit të kaluar në 21 Gradë të RTV21 pati treguar se fati e ka vënë përballë një sfide, ku në muajin mars të vitit 2021 ishte diagnostikuar me kancer në vezore./21Media

Back to top button