Vendimin për tarifën Vuçiq e quan mashtrim të ri nga Kurti

Vuçiq reagoi pas vendimin për heqjen e pjesshme të tarifës

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq ka thënë se njoftimi i Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti për anulimin e pjesshëm të tarifës është një mashtrim i ri i Kurtit dhe se i dërguari amerikan Richard Grenell ka absolutisht të drejtë.

“Një ditë para vizitës time, SH.B.A. Kurti vendosi të heqë tarifat në mënyrë që të mos kisha një temë diksutimi atje.”, tha ndër tjerash Vuçiq raportonTanjug, përcjell 21Media

Kyreministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë dje në një konferencë për media se pas konsultës me institucione kanë vendosur që nga 15 marsi të hiqet tarifa 100% ndaj lëndës së parë të importuar nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina.

Qeveria po ashtu ka marrë vendim se nëse Serbia do ta ndalë fushatën për çnjohje ndaj Kosovës, taksa 100% do të largohet plotësisht nga 1 prilli.

Në anën tjetër SHBa nuk e ka përkrahur vendimin e Kurtit, duke thënë se taksa duhet të hiqet plotësisht./21Media

Back to top button