Vendoset edhe një barrikadë në veri

Gjatë natës në veri ka vazhduar vendosja edhe e një barrikade të re në lagjen Berxhane që shpie për në Zveçan.
Kështu njoftoi  Policia e Kosovës përmes një komunikate. Po ashtu bëhet  e ditur se situata e sigurisë vazhdon të jetë e njëjtë, dy pikat kufitare Jarinje dhe Bërnjak vazhdojnë të jenë të mbyllura, siç dihet tani më “për shkak të vendosjes së barrikadave nga grupet kriminale.”
“Gjatë natës ka vazhduar vendosja edhe e një barrikade të re, në lagjen Berxhane që shpie për në Zveçan, për të vazhduar pengimin e lirisë së lëvizjes së lirë edhe në rrugët alternative, e që po vështirëson edhe më tej jetën e qytetarëve në veri të vendit. Policia e Kosovës, sipas mandatit të saj ligjor e kushtetues po angazhohet në ofrimin e sigurisë ndaj të gjithë qytetarëve dhe vendit.” thuhet në njoftimin e policisë.
Në anën tjetër, Ministri i Mbrotjes, Xhelal Sveçla sot ka thënë se Kosva ka kapacitet për largimin e barrikadave në bashkërendim me partnerët ndërkombëtar.
Disa serbë lokalë, që nga 10 dhjetori, kanë ngritur barrikada dhe kanë bllokuar rrugët që çojnë drejt pikave kufitare me Serbinë, Jarinjë dhe Bërnjak.
Barrikadat janë ngritur pasi Policia e Kosovës ka arrestuar ish-policin serb, Dejan Pantiq, nën dyshimet se ka qenë i përfshirë në një sulm kundër zyrtarëve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.
Gjykata Themelore në Prishtinë ka njoftuar më 12 dhjetor se Pantiqit i është caktuar masa e paraburgimit prej një muaji./21Media
 

Back to top button