Veseli takon gratë sipërmarrëse nga komuna e Kaçanikut

Kryeparlamentari njëherit kryetar i PDK-së, Kadri Veseli ka vazhduar turin e tij të dëgjimit, ku ka takuar gratë sipërmarrëse nga komuna e Kaçanikut, nga të cilat ka dëgjuar ide se si të ketë një involvim me të madh të gruar në zhvillimin ekonomik të vendit

Kreu i Kuvendit theksoi se nuk kemi përfaqësim adekuat të gruas, derisa kërkoi nga gratë ndërmarrëse të dijë se çka duhet të bëjë shteti që involvimi i gruas në marrjen e përgjegjësisë në shoqëri.

Sipas Veselit,  gruaja duhet të marr përgjegjësi po sikurse burri, sepse nuk ka zhvillim dhe perspektivë pa involvimin e gruas në marrjen e përgjegjësive.

Zahrije Malësiu, kryetare e shoqatës “Gryka e Kaçanikut”, sektori i grave foli për pengesat dhe vështirësitë që po hasin në depërtimin e tyre si gra, duke thënë se gratë e asaj ane janë të zonjat porse jeta në zona më rurale po e bënë me të vështirë depërtimin.

Albana Malësiu, tha se duhet të hartojnë një strategji e cila do t’iu mundësonte aktivizimin e grave në tregun e punës.

Feride Luzha, kryetare e shoqatës së grave Lulet e Mullagës, kërkoi nga kreu i Kuvendit ndihmë në rritjen e bizneseve të tyre si gra, pasi kanë problem në sigurimin e mjeteve të punës.

Fatime Guringa fshati Nikaj, pronare e një biznesi të rrobaqepësisë tha se ajo nuk ka pranuar asnjëherë asnjë ndihmë nga institucionet e vendit, por pati ankesë në kamatat e larta nga bankat.

Pasi dëgjoi idetë dhe propozimet e grave sipërmarrëse, kryetari Veseli tha se gratë duhet të mbështeten në zhvillimin ekonomik të vendit, jo vetëm pse e përbëjnë gjysmën e popullsisë, por sepse janë punëtore dhe mund të japin kontribut të jashtëzakonshëm në përmirësimin e vendit në të gjitha fushat.

Kreu i Kuvendit do të vazhdoj turin e tij të dëgjimit, e ka nisur para dy muajve në mënyrë që të njihet me afër me problemet e qytetarëve dhe çka duhet të bëjnë institucionet që të ketë një zhvillim ekonomik me të madh.

Back to top button